Mbrëmë është lënduar një polic i Kosovës në Zveçan – vetura e policisë u sulmua me armë të gjata

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 08:24
Mbrëmë është lënduar një polic i Kosovës në Zveçan – vetura e policisë u sulmua me armë të gjata

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje mbrëmë, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, një Polic i Kosovës është lënduar, pasi një patrullë e policisë u sulmua nga persona të armatosur me armë të gjata nga një automjet i tipit Audi me targa KM, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e policisë thuhet se vetura e policisë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

(Kosova Sot Online)