Haradinaj: Dikush t’ia kujtojë Petkoviqit se Marrëveshja e Kumanovës ndalon rreptësisht hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 09:54
Haradinaj: Dikush t’ia kujtojë Petkoviqit se Marrëveshja e Kumanovës ndalon rreptësisht hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Ish Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar me deklaratën e Petar Petkoviq, ku Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, mbrëmë ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.

Ldhur me këtë deklaratë, Haradinaj ka shkruar se Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar nga Serbia kufizon rreptësisht hyrjen në Kosovë.

"Dikush duhet t’ia kujtojë Petkoviqit se pika nr.4 e Marrëveshjes së Kumanovës, e nënshkruar nga Serbia kufizon rreptësisht hyrjen, rihyrjen dhe qëndrimin brenda Kosovës", ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)