Policia jep detaje për aksidentin në Obiliq ku vetura goditi rëndë dy këmbësorë

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 19:40
Policia jep detaje për aksidentin në Obiliq ku vetura goditi rëndë dy këmbësorë

Lidhur me aksidentine rëndë në Obiliq, policia ka dhënë detaje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

(Kosova Sot Online)