Emocionon motra e Artan Zymberit që vdiq në burgun serb: Ti je kon zemër i mirë, kjo nuk është drejtë, pse bash ty të ndodhi kjo!

  • E.k /
  • 10 December 2022 - 13:10
Emocionon motra e Artan Zymberit që vdiq në burgun serb: Ti je kon zemër i mirë, kjo nuk është drejtë, pse bash ty të ndodhi kjo!

Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, transmeton "Kosova Sot Online".

Familjarët e Artan Zymberit thonë se ai u vra pasi kishte tatu në trupin e tij  Adem Jasharin dhe emblemën e UÇK-së në trup.

Motra e Artanit, Dardanja, ka emocionuar me një shkrim për vëllain e saj.

Ajo është shprehur se kjo gjë që i ka ndodhur vëllait të saj është e padrejtë.

Postimi i plotë :

Ahh more vlla, cdo dit qe pom vet djali per dajen e vet zemra pom qan… Je dhe ki mu kon gjithmon ne zemrat te tana! Emri dhe ftyra yt i bukur kur nuk do te harrohen zemra motres…ti je kon zemer i mir, ton qe kan pas nevoj per ndim ti je kon i parr qe i ke ndimu me cdo rast. Kur kerkond tkeqin sja ke bo dhe kur ski pas qef me pa tjer keq. kjo nuk eshte drejte, pse bash ty te ndodhi kjo!

(Kosova Sot Online)