
AAK-ja nuk i shkon Vjosa Osmanit në takimin e ftuar për zgjedhjet në Veri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për diskutim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, përcjell "Kosova Sot Online".
Drejtori për informim i AAK-së, Lulzim Blaka, ka thënë se AAK- ja ka bërë të ditur qëndrimin e tyre lidhur me shtyrjen e zgjedhjet në veri.
Ai ka shtuar se për këtë arsye se nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë në takimin e thirur nga presidentja, Vjosa Osmani.
“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, ka thënë drejtori për informim i AAK-së, Lulzim Blaka.
(Kosova Sot Online)