Hovenier: Autorët e sulmeve në veri duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 11:01
Hovenier: Autorët e sulmeve në veri duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, i ka dënuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe se autorët duhet të japin përgjegjësi para drejtësisë së Kosovës.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier.


(Kosova Sot Online)