KQZ merr një vendim të ri
KQZ ka vendosur për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara që kishin të bëjnë me zgjedhjet e këtij muaji, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
KQZ është dakorduar për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023.
“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor. Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
(Kosova Sot Online)