Istog: Arrestohet një vajzë, posedonte substancë narkotike, tregon se ka vjedhur edhe loptop dhe pajisje për flokë

  • E.k /
  • 12 December 2022 - 11:42
Istog: Arrestohet një vajzë, posedonte substancë narkotike, tregon se ka vjedhur edhe loptop dhe pajisje për flokë

Një vajzë është arrestuar në Istog, pasi dyshohet për posedim të substancës narkotike, raporton "Kosova Sot Online".

E dyshuara , ka pranuar se në shtëpi posedon një llap top dhe një paisje për flokë të cilat i kishte vjedhur me herët.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta posedonte një tabletë që dyshohet të jetë substancë narkotike ekstazi. E njëjta poashtu gjatë intervistimit ka pranuar se në shtëpi posedon një llap top dhe një paisje për flokë të cilat i kishte vjedhur me herët. Gjësendet janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)