Bërnabiq e quan Cramonin 'eksperte për gjithçka'

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 15:57
Bërnabiq e quan Cramonin 'eksperte për gjithçka'

Për t’ua rënditur kundërakuzat, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po u bën roje zyrtarëve gjermanë në Twitter,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i ka replikuar edhe eurodeputetes gjermane, Viola von Crammon.

Bërnabiq ka provuar të ironizojë me von Cramonin, duke e quajtur atë “eksperte për gjithçka”.

“Më në fund, deklarata e shumëpritur nga Sekretarja e Përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Kryekomandantit të KFOR-it, Ekperte e Përgjithshme për të gjitha cështjet, që nga Litiumi deri te Euro-krenaria dhe krye-mbrojtëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (përjashto serbët), ka shkruar kryeministrja serbe.


(Kosova Sot Online)