Godet Baerbock: Vuçiq fajtor për gjendjen në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 16:57
Godet Baerbock: Vuçiq fajtor për gjendjen në veri të Kosovës

Kosova ndihmoi në uljen e tensioneve, ndërsa Serbia e bëri të kundërtën, ka deklaruar kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ana Bërnabiq dhe Ivica Daçiq menjëherë sulmuan politikanen gjermane, që është e njohur për qëndrimet e zëshme të saj kundër Rusisë.  


Aleksandar Vuçiq një kohë të gjatë ia ka dalë të aktrojë suksesshëm në raport me Berlinin zyrtar. Sa herë paralajmëronte takim me Merkel, për t’i hyrë ne qejf, thoshte se ka tremë para saj. Për t’a cuar tutje vardisjen, një kohë, e përsëriste se ka nisur të mësoj gjermanisht për takimet me ish -kancelaren gjermane.

Me ardhjen e Kancelarit të ri dhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe Vuçiq që nuk i vuri sanksione Moskës, ka filluar të ankohet. Rreth një muaj më parë kur në Kosovë flitej për shpalljen e zgjedhjeve në katër komuna, ai tha haptas se Berlini e Londra e mbështesin Kurtin në çfarëdo që bën ai.


“Kurti e ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për gjithçka, cka mund të bëjë aty Borell” thoshte ai.

Por kur pala kosovare dëgjoi ndërkombëtarët dhe shtyu zgjedhjet, Vuçiq nuk bëri asnjë hap të shtensionojë situatën.

Pikërisht kjo nxiti një reagim të ashpër gjerman mbrëmë. Berlini akuzoi direkt Serbinë për gjendjen në pjesën veriore të vendit.

Gjermania, përmes shefes së diplomacisë së saj, ka thënë se Serbia po i nxit tensionet me retorikën e saj për kthimin e forcave serbe në Kosovë. Kjo është e papranueshme, thotë Beanbock.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, ka shkruar kryediplomatja gjermane.


(Kosova Sot Online)