Petkoviq pretendon që jeta e ish-policit Pantiq është në rrezik: Kurti nuk po lejon të marrë terapinë e nevojshme

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 11:22
Petkoviq pretendon që jeta e ish-policit Pantiq është në rrezik: Kurti nuk po lejon  të marrë terapinë e nevojshme

“Drejtori” i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se jeta e ish-policit serb i burgosur në Kosovë, Dejan Pantiq, është në rrezik, pasi sipas tij Pantiq nuk ka marrur mjekim që disa ditë, përcjell "Kosova Sot Online".

Petkoviq, për këtë gjë ja ka hedhur fajin, kryeministrit të Kosovës, Aabin Kurtit.

Petkoviq thotë se Kurti nuk po lejon që Pantiq të marrë terapinë e nevojshme.

“Dejan Pantiq për të katërtën ditë nuk ka mjekim, prandaj jeta e tij është në rrezik! Albin Kurti për të katërtën ditë nuk e lejon një pacient të rëndë të zemrës, i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit, të marrë terapinë e nevojshme! Familja e tij nuk mund të kontaktojë me të”, ka thënë Petkoviq.

(Kosova Sot Online)