Eurodeputeti holandez i jep disa detaje rreth heqjes së vizave për Kosovën: Sundimi i ligjit duhet të jetë në rregull dhe kontrollet e tij kufitare
Eurodeputeti holandez , Thijs Reuten, ka treguar disa prej detajeve pas procesit të liberalizimit të vizave mes BE -së dhe Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Reuten tha se një numër vendesh, përfshirë Holandën dhe Francën, ishin kundër për një kohë të gjatë.
Reuten theksoi se ka ardhur koha që vitin që vjen qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në BE.
“Sapo këto shtete anëtare hoqën dorë nga bllokada e tyre e pakuptimtë, ne filluam negociatat”, u shpreh ai.
“Ka ardhur koha: nga viti i ardhshëm, banorët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në BE. BE arriti sot një marrëveshje të shumëpritur për këtë”.
“Për shembull, sundimi i ligjit duhet të jetë në rregull dhe kontrollet e tij kufitare duhet të përmbushin standardet evropiane. Kosova tashmë ka treguar mjaft se i plotëson këto kushte”, shtoi Thijs Reuten.
