Osmani: Janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet, jo anasjelltas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e mban fjalimin vjetor, në Parlamentin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Osmani ka falënderuar qytetarët e Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në vendin tonë.
“Janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet, jo anasjelltas”, tha Osmani.
“Janë qytetarët tonë që gjithnjë konfirmojnë se kur krijohen kushtet e duhura suksesi është pothuajse i sigurt. Kjo është dëshmuar në sport, art shkencë e kudo. Kosova fuqizohet gjithnjë e më shumë”.
“Si presidente e shtetit edhe gjatë këtij viti jam kujdesur që përgjegjësitë e mia t’i ushtroj në interes të qytetarëve dhe konform aspiratave të cilat populli im i kërkon prej të parës së shtetit”.
