Ministri serb i mbrojtjes: Nuk duam çështjet t’i zgjidhim me ushtri, por politikisht
Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, pas proklamimeve “për kthim të një mijë forcave serbe në Kosovë” ka ndryshuar mendim.
Vuçeviç, tha se gjërat duhet zgjidhur me politikë dhe jo me ushtri, transmeton "Kosova Sot Online".
“Duam që me politikë të zgjedhim çështjet politike, jo me ushtri”, i tha ai televizionit serb “Tv Happy”.
“Ne duam fuqizim tē ekonomisë dhe mbrojtjes së Serbisë. S’duam konflikte, por askush nuk ka dilemë që Serbia do t’i mbrojë qytetarët e saj dhe se s’do të ketë ‘Stuhi’ tjetër. Ushtria është e pajisur dhe e armatosur, dhe duam që gjërat të zgjidhen politikisht dhe jo me ushtri”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
