Sa vjet do të nevojiten për t’u anëtarësuar në BE? Kurti në Pragë tregon objektivin

  • E.k /
  • 15 December 2022 - 13:27
Sa vjet do të nevojiten për t’u anëtarësuar në BE? Kurti në Pragë tregon objektivin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, përcjell "Kosova Sot Online".

Kreyministri Kurti tregoi se sa vjet u janë nevojitur shteteve tjera për t’u anëtarësuar në Union.

Tutje, Kurti tha se aplikimi që ka dorëzuar bartë shpresë të qytetarët e Kosovës.

“Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikuláš Bek.

“Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, tha kryeministri i Kosovës.

(Kosova Sot Online)