Avdyli për Musliun: Emrin nuk ja vlen ti përmendet, është fyese për ata që kanë votuar një deputete të tillë

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 13:59
Avdyli për Musliun: Emrin nuk ja vlen ti përmendet, është fyese për ata që kanë votuar një deputete të tillë

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila ka thënë se “Vjosa Osmani hyri në Kuvend me 100 kg pesh dhe do të dalë me 50 kg”, përcjell "Kosova Sot Online".

Avdyli është shprehur i shqetësuar për gjuhën që ka përdorur Musliu ndaj Osmanit.

Avdyli ka shkuar se, është fyese se si personat për ata që kanë votuar një deputete të tillë.

Postimi i plotë:

Gjuha fyese nga një femër deputete si kjo ( që as emrin sia vlen ti përmendet) është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë.

Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë.

Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Si shumica absolute e qytetarëve, jam krenar si asnjëherë më parë për punën e Presidentes Osmani.

Karvani i punëve të mira po vazhdon...

(Kosova Sot Online)