Vuçiq: Nesër i drejtohemi KFOR-it që ta fusim ushtrinë në Kosovë

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 21:27
Vuçiq: Nesër i drejtohemi KFOR-it që ta fusim ushtrinë në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vuçiq duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet KFOR-it nesër në një pikëkalim kufitar.

Sipas Vuçiq, për vendimin ka pasur pajtim unanim dhe është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë.

Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri

Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë sonte në një mbledhje që ka filluar në ora 08:00.

Mbledhja është ndjekur edhe nga Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)