Kryegjykatësja në seancë: Të gabuara pohimet se akuzat janë kundër UÇK’së

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 09:48
Kryegjykatësja në seancë: Të gabuara pohimet se akuzat janë kundër UÇK’së

Në Gjykatën Speciale, ka filluar seanca ku do të shpallet vendimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia, tha se “ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e z.Mustafa.”.

“Së pari, duket se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg së vërteti se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës, që përmes Kuvendit, qe zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca këtij institucioni. Gjitashtu, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializara është vetëm individuale”, deklaroi ajo.

(Kosova Sot Online)