Musliu reagon pas dënimit të Mustafës: Shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 10:52
Musliu reagon pas dënimit të Mustafës: Shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK’së, Salih Mustafës, të cilin Gjykata Speciale e dënoi me 26 vjet burg, shkruan "Kosova Sot Online".

Musliu ka shkruar se ndjehet e tmerruar me vendimin e gjykatës, ndaj Salih Mustafës.

Tutje, Musliu ka shkruar se nuk ndjehet mirë, për shkak të dhimbjes ndaj dënimit të shqiptuar të Mustafës.

Postimi i plotë:

E t’merruar nga vendimi I gjykates në Hagë!!!

Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të fam7 iljes, farefisit dhe shoqërisë sime.

Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim.

Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE.

Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!

(Kosova Sot Online)