Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviqit: Shkelje e rëndë, ndalim nga regjimi autokratik serb

  • E.k /
  • 16 December 2022 - 11:36
Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviqit: Shkelje e rëndë, ndalim nga regjimi autokratik serb

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit, Nenad Rashiq, nga policia serbe në kufi derisa ishte duke u kthyer në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti në një postim në "Twiter", ka shkruar se ndalimi i Trajkoviqit është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit kosovar Nenad Rashiq dhe një diabetike, për herë të dytë këtë javë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës”, ka shkruar Kurti, derisa në postim ka përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special, Miroslav Lajçak".

(Kosova Sot Online)