Gjest i mirë: 11 vjeçarja i dorëzon në polici paratë e gjetura në Ferizaj

  • E.k /
  • 16 December 2022 - 13:25
Gjest i mirë: 11 vjeçarja i dorëzon në polici paratë e gjetura në Ferizaj

Një fëmijë, në Ferizaj ka gjetur një portofol me para, përcjell "Kosova Sot Online".

11 vjeçarja me prezencë të prindit të saj,  paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”.

“Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotokun, njëkohësisht i ka dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë”.

(Kosova Sot Online)