KFOR konfirmon: Letrën e Serbisë e kemi pranuar

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 15:55
KFOR konfirmon: Letrën e Serbisë e kemi pranuar

Me kërkesë për kthimin e trupave serbe në Kosovë, Serbia sot zyrtarisht i ka dorëzuar një letër KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Forcës ndërkombëtare të instaluar në Kosovë dokumenti iu dorëzua në vendkalimin kufitar në Merdare.

KFOR ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga Serbia, për të cilën tha se janë duke e shqyrtuar. 

“Kemi marrë një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e vlerësuar”, thuhet në përgjigje.

KFOR shton se është i aftë të përmbushë detyrat e tij, duke dhënë indikacione se nuk ka vend për kthimin e trupave serbe në Kosovë.


“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe është plotësisht në gjendje për të përmbushur mandatin e tij nga OKB”.

Pas tensioneve në veri të vendit, udhëheqësit në Serbi dolën me deklarata se në bazë të rezolutës 1244 ata mund t’a kthejnë një numër trupash në Kosovë.

(Kosova Sot Online)