Arrestohen pesë persona në Prsihtinë

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 17:30
Arrestohen pesë persona në Prsihtinë

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm në Prsihtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me datën 08.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe  asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin  dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.

Pas  ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave  është bërë ri-cilësimi i veprës penale në  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,

kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona  të dyshuar :

– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe

-A.B. mashkull, 25 vjeç,

K.R, mashkull, 31 vjeç,

B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe

F.T, mashkull, 29 vjeç,

 tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

(Kosova Sot Online)