Kush qëndron pas të shtënave me armë në Pejë

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 09:23
Kush qëndron pas të shtënave me armë në Pejë

Në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, mëngjesi ka nisur me të shtëna me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Policia ka konfirmuar  se gjuajtja me armë zjarri është bërë në drejtim të një mishtore aty.

Gjithashtu policia ka konfirmuar se nuk ka njerëz të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar me shirita vendi ku ka ndodhur incidenti.

Nuk raportohet për të arrestuar, teksa policia ka pranuar informatën për incidentin pas orës 07 të mëngjesit të sotëm.

(Kosova Sot Online)