A ka armë ilegale në Kosovë!

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 11:31
A ka armë ilegale në Kosovë!

Nga janari e deri tash janë konfiskuar mbi 1200 armë pa leje, numër ky i cili ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, ka njoftuar policia e Kosovës,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Armët ilegale vazhdojnë të mbesin shqetësim për qytetarët dhe institucionet në Kosovë. Policia deri tani është angazhuar në disa aksione, kryesisht nëpër shkolla, ku edhe ka konfiskuar qindra armë. Megjithatë, mendohet se më së shumti armë ka në veriun e Kosovë, ku institucionet e sigurisë vendore e ndërkombëtare, asnjëherë nuk kanë ndërmarrë ndonjë aksion.

(Kosova Sot Online)