Kërcënohet dhe fyhet drejtoresha e Klinkës së Neonatologjisë

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 08:57
Kërcënohet dhe fyhet drejtoresha e Klinkës së Neonatologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, Hajrije Ismaili është fyer dhe kërcënuar, raporton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e SHSKUK thuhet se drejtoresha është kërcënuar nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.

SHSKUK-ja, tutje në njoftimin e tyre kanë kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit.

Postimi i plotë:

Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili.

Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.

Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit.

(Kosova Sot Online)