Gjilan: Arrestohet një person, nën kërcënimin e armës vodhi në market 200 euro

  • E.k /
  • 21 December 2022 - 10:48
Gjilan: Arrestohet një person, nën kërcënimin e armës vodhi në market 200 euro

Në Gjilan është arrestuar një person, pasi nën kërcënimin e armës në një market ka vjedhur 150-200 €, shkruan "Kosova Sot Online".

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti Policor

Gjilan 20.12.2022 – 22:54. Viktima femër kosovare punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar mashkull nën kanosjen e armës ka marrë kasën me të holla në të cilën kanë qenë rreth 150-200 € dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore nga ekipet policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)