Falsifikonin kartela pasurie, karta identiteti dhe certifikata pronësie, 3 të arrestuar

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 12:09
Falsifikonin kartela pasurie, karta identiteti dhe certifikata pronësie, 3 të arrestuar

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Blutë zbuluan se ata falsifikonin dokumente të ndryshme në këmbim të parave. Në pranga përfunduan Gezim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega. Në bashkëpunim me njeri tjetrin ata falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta persona, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)