‘Goditet’ grupi shqiptaro-rumun në Belgjikë, sekuestrohet 1.5 tonë kokainë me vlerë 43 milion euro

  • E.K /
  • 21 December 2022 - 15:47
‘Goditet’ grupi shqiptaro-rumun në Belgjikë, sekuestrohet 1.5 tonë kokainë me vlerë 43 milion euro

Një operacion i madh anti-drogë është realizuar në Belgjikë, ku është shkatërruar një grup i madh i trafikut të drogës.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se në pranga kanë rënë 4 persona, shqiptarë dhe rumunë, si dhe është sekuestruar një sasi prej 1 tonë e gjysmë kokainë.

Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s dhe të arrestuarit rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Nëse sasia e drogës së konfiskuar do të hidhej në treg, ajo do të kapte një vlerë prej 43 milion eurosh.

Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.

(Kosova Sot Online)