Kurti e Rizvanolli vizitojnë KEK’un, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 16:14
Kurti e Rizvanolli vizitojnë KEK’un, zbulohet arsyeja

Korporatën Energjetike të Kosovës, e ka vizituar sot kryeministri Albin Kurti  bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se si Qeveri po ndërmarrin të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, s’është dhënë ndonjë informatë për rrymën që po prodhohet në KEK dhe blloqet që janë në funksion.

“Në mes të kësaj sfide që i ka shkundur themelet e njërit prej sektorëve më të lëna pas, KEK-u, me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, ka arritur që të përmbyll projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimin e funksionimit të Korporatës dhe përforcimin e kapaciteteve të saj në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Kurti.


Në fund të njoftimit thuhet se “KEK-u tanimë i ka prodhuar 5,152 GWh orë, e nga të cilat 581 GWh orë janë eksportuar, i bie përafërsisht 11.2 për qind të prodhimtarisë së gjithëmbarshme ka shkuar për eksport. Për ta arritur këtë nivel të prodhimit janë nxjerrë rreth 7.5 milionë tonë të qymyrit nga 8 milionë sa kanë qenë të planifikuar për vitin 2022.”


(Kosova Sot Online)