Policia e Kosovës po i heton rrëmbimet e raportuara të serbëve në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 08:47
Policia e Kosovës po i heton rrëmbimet e raportuara të serbëve në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se është duke i hetuar rrëmbimet e raportuara të serbëve dhe qytetarëve serbë në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia nuk ka trerguar e sa persona dyshohet se janë rrëmbyer dhe kur ka ndodhur.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serbë nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)