Bërnabiq: Gjëja e vetme që serbët duan në Kosovë është sundimi i ligjit

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 22:00
Bërnabiq: Gjëja e vetme që serbët duan në Kosovë është sundimi i ligjit

Me ton kërcënues nga një konferencë regjionale në Novi Sad të Serbisë,  ka folur kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj serbëve të Kosovës po u soset durimi.

Sipas Bërnabiq, ata janë në fund të durimit dhe forcës. Serbët, ka thënë ajo, kanë tentuar të tërheqin vëmendjen në formën më të mirë të mundshme te partnerët ndërkombëtar, për ta gjetur mirëkuptimin e tyre, raportojnë mediat serbe.

“Gjëja e vetme që serbët duan në Kosovë, është respekti, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave të njeriut për secilin. Nëse dikush arrestohet duhet të dihet arsyeja, familja duhet ta dijë ku është i arrestuari, nëse është mirë dhe nëse ka mjekim nëse është në terapi”, ka thënë ajo.

Duke aluduar në serbin Dejan Pantiq, një i dyshuar për sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ajo ka thënë se njerëzit nuk mund të arrestohen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë serbë. 

(Kosova Sot Online)