Nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale mund ta merrni tani online

  • E.k /
  • 23 December 2022 - 11:29
Nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale mund ta merrni tani online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës,  ka prezantuar sot në Prishtinë platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, e cila do të mundësoj nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale në formë online, raporton "Kosova Sot Online"

Janë disa hapa për të realizuar marrjen e këtij shërbimi.

Postimi i Plotë:

Platforma eKosova, lanson shërbimin “Certifikata mbi dënimet penale”

Marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e platformës eKosova

2. Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit

3. Klikimi mbi "Gjyqësori"

Vegëza për marrjen e këtij shërbimi: https://rks-gov.net/419

Platforma e shërbimeve online eKosova.

(Kosova Sot Online)