Putin e dekoron ambasadorin rus në Beograd

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 17:16
Putin e dekoron ambasadorin rus në Beograd

Ambasadorin e Rusisë në Beograd Alexander Botshan-Kharchenko me Urdhrin e Alexander Nevskyyt, e  ka dekoruar presidenti i Rusisë Vladimir Putin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Putin ka  nënshkruar një dekret për dhënien e Urdhrit të Alexander Nevsky ambasadorit rus në Serbi, Alexander Botshan-Kharchenko.

Botshan-Kharchenko është dekoruar për “meritë në realizimin e kursit të politikës së jashtme të Federatës Ruse dhe shërbim shumëvjeçar diplomatik të ndërgjegjshëm”.

Urdhri i Alexandër Nevskyt u jepet qytetarëve të Rusisë që kryejnë funksione në shërbimin civil, “për merita të veçanta personale për atdheun, shërbimin afatgjatë të ndërgjegjshëm dhe rezultatet e larta të arritura gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, si dhe forcimin e autoritetit ndërkombëtar të Rusisë”.


Botsan -Kharchenko është emëruar ambasador i Rusisë  në Beograd para tre vitesh. Vitin e fundit ai ka pasur shumë takime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe duket se me sukses ia ka dalë ta mbajë në kursin prorus duke e bindur që të mos I vëjë sanskione Rusisë në linjë me BE’në për shkak të agresionit në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)