Deputeti i VV’së: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë, me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 08:14
Deputeti i VV’së: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë, me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka shkruar për gjendjen, për barrikadat e vendosura në veri të vendi, shkruan "Kosova Sot Online".

Rrustemi ka shkruar se bllokimeve i rrugëve është e paligjshme.

Siç shprehet deputeti, kjo punë është duke u zhagitur, duke kërkuar që barrikdat të hiqen sa më shpejt.

Rrustemi ka thënë se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet që t'i largoj ato.

Postimi i plotë:

Duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë:

1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme.

2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht.

3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme.

4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog.

Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë.

(Kosova Sot Online)