Kërcënonin me thikë e pistoletë lodër qytetarët, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 12:56
 Kërcënonin me thikë e pistoletë lodër qytetarët, arrestohen dy persona

Dy djem janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi kishin kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false dhe u kishin vjedhur sendet personale, 3 personave gjatë ditëve të fundit, raporton "Kosova Sot Online".

Shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar.

“Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin “Skënderbej”, pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare”.

(Kosova Sot Online)