Trajkoviqit serbët ia ndalojnë vajzën në aeroport

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 14:30
Trajkoviqit serbët ia ndalojnë vajzën në aeroport

Pak ditë pasi policia serbe e ndaloi politikanen serbe Rada Trajkoviq në Merdare, asaj sot ia kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq në Twitter.

“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njofton Trajkoviq.

Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.


Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familjha e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq.


(Kosova Sot Online)