Rakiq mohon sulmin ndaj KFOR-it: Prishtina po e përdor për të ngrohur më tej situatën

  • E.k /
  • 26 December 2022 - 09:53
Rakiq mohon sulmin ndaj KFOR-it: Prishtina po e përdor për të ngrohur më tej situatën

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka mohuar lajmet se ka pasur të shtëna në afërsi të patrullës së KFOR-it në Zubin Potok, përcjell "Kosova Sot Online".

Rakiq ka shtuar se Prishtina po e përdor për të nxehur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR- in.

“Sipas informacioneve të KFOR-it dhe Shtabit të Krizave, do të mohoja pretendimet e mediave shqiptare se në Zubin Potok ka ndodhur një sulm ndaj KFOR-it. Ky informacion është vetëm një tjetër në serinë që Prishtina, si pjesë e luftës hibride, po e përdor për të ngrohur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR-in në synimet e tyre”, ka thënë Rakiq për një televizion serb. 

(Kosova Sot Online)