Personi që vdiq në aksidentin në Pejë është rreth 50-vjeç

  • E.k /
  • 26 December 2022 - 11:09
Personi që vdiq në aksidentin në Pejë është rreth 50-vjeç

Në Novosellë të Pejës sot ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar, përcjell "Kosova Sot Online".

Mësohet se viktima që vdiq në këtë aksident është rreth 50-vjeç.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

(Kosova Sot Online)