Pse Grenell po e fajëson Kosovën për veriun!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 20:42
Pse Grenell po e fajëson Kosovën për veriun!

Dhuna e ditëve të fundit në Kosovë është e papranueshme, ka theksuar ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it

Për më shumë, Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtroj disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore.

“Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, ka shkruar Blinken. 

(Kosova Sot Online)