Haxhiu: E kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 10:34
Haxhiu: E kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se Vetting- u për sistemin e sigurisë është në plan-program të Qeverisë,  përcjell "Kosova Sot Online".

Haxhiu tregoi se ata në program kanë Vettingun në sistemin e policisë, ku ka thënë se me këtë është duke punuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Është më e lehtë dhe siç e dini ne e kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë. MPB është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në Veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

“Ne patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një Vetting të përgjithshëm zë sistemit të drejtësisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje”.

“Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisionari, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Haxhiu

(Kosova Sot Online)