Porfirije për ndalimin e tij: Paramendojeni sikur Papën të mos e lënë të hyjë në Vatikan, bota do të ishte zgjuar në këmbë

  • E.k /
  • 27 December 2022 - 14:46
Porfirije për ndalimin e tij: Paramendojeni sikur Papën të mos e lënë të hyjë në Vatikan,  bota do të ishte zgjuar në këmbë

Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të hënën nuk mundi të hynte në Kosovë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje Porfirije ka reaguar, duke thënë se i ka kërkuar presidentit serb të ruajnë paqen, për të parandaluar konflikt të armatosur.

“Patriarkana e Pejës për neve është çfarë Vatikani është Kishën Katolike. Paramendojeni sikur dikush pa asnjë arsye, me disa shpjegime komike, t’ia ndalonte Papës të shkojë në Vatikan. E tërë bota do të ishte zgjuar në këmbë”.

“Personalisht i kam kërkuar presidentit dhe tërë qeverisë të bëjnë çdo gjë të ruajnë paqen, për të parandaluar konflikt të armatosur”.

“Ndër shekuj, serbët dhe shqiptarët kanë jetuar në Kosovë. Serbët kanë qenë në Kosovë për 15 shekuj, ndërsa me shqiptarët kanë jetuar bashkë për 5 shekuj. Nëse ka vullnet të mirë, një mënyrë për të jetuar së bashku mund të gjendet”, ka thënë mes tjerash ai.

(Kosova Sot Online)