Kërcënimi me bombë në aeroportin "Adem Jashari", Njësia K-9 arrin te aeroporti

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 10:14
Kërcënimi me bombë në aeroportin

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë, raporton "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës, ka njoftuar se aeroporti do të mbyllet përkohësisht.

Kurse, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas kërcënimit me bombë.

(Kosova Sot Online)