Obiliq: Dyshohet se ra nga një lartësi, vdes një person

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 13:08
Obiliq: Dyshohet se ra nga një lartësi, vdes një person

Në fshatin Shkabaj dyshohet se një punëtor ka rënë nga një lartësi, ku edhe ka vdekur, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)