Hoti iu 'kapet' Kurtit: Barrikadat i largojnë të huajt ju mbani konferenca në Prishtinë

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 17:39
Hoti iu 'kapet' Kurtit: Barrikadat i largojnë të huajt ju mbani konferenca në Prishtinë

Në lidhje me situatën në Veri, deputeti  Avdullah Hoti ka kritikuar pushtetin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se barrikadat po i largojnë të huajt, derisa shtoi se po mbahen konferenca për media në Prishtinë e fjalime në FSK, duke lënë të nënkuptohet se e ka fjalën për Kurtin e Osmanin, pasi i pari mbajti konferencë, ndërsa e dyta mbajti fjalim në FSK.

Deputeti i LDK-së ia rikujtoi Qeverisë që nuk e dërguan Pantiqin në objektin e paraburgimit.

Hoti tha se Kurti din vetëm të shaj, por jo të mbaj shtet.


“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)