EULEX: Të gjitha barrikadat janë të paligjshme

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 20:24
EULEX: Të gjitha barrikadat janë të paligjshme

Nga EULEX, ka thënë se ata nuk kanë as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tyre të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe se ato duhet të hiqen menjëherë, teksa shtuan se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

Të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe ato pengojnë lirinë e lëvizjes si dhe gëzimin e të drejtave të tjera themelore të njeriut. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë [Josep] Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë. Megjithatë, siç ka përmendur Shefi i Misionit tonë në një intervistë të fundit ka thënë se, EULEX-i nuk ka as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it

Tutje, ata thanë se në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara, dhe sipas tyre, kjo është e papranueshme.

(Kosova Sot Online)