Vuçiq: Ja çfarë kërkuam nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 22:33
Vuçiq: Ja çfarë kërkuam nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës

Ishte kërkuar që njësitet speciale të Policisë së Kosovës ta transportonin Dejan Pantiqin nga paraburgimi, të cilit iu caktua masa e arrestit shtëpiak nga masa e paraburgimit, ka theksuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, sipas tij, këtë gjë e ka bërë EULEX-i.

Ai ka thënë se Pantiq do të jetë shumë shpejtë në shtëpinë e tij, bashkë me familjen.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë gjatë një takimi me serbët në kazermën e Rashkës në orët e vona të kësaj mbrëmjeje.

“Presim që Dejan Pantiq të jetë në shtëpi me familjen e tij bashkë me familjen, pasi tanimë barrikadat kanë filluar të anashkalohen. Kërkesa e tyre ishte që ROSU ta sillte atë, por e bëri EULEX-i. Është një fitore simbolike. Atë që e kemi vënë mbi letër është se njerëzit që kanë qëndruar prapa barrikadave të mos ndiqen nga drejtësia, e kemi të shkruar këtë gjë”, ka thënë Vuçiq para serbëve.

(Kosova Sot Online)