Institucionet e sigurisë e zbulojnë burimin e kërcënimit me bombë në Aeroportin e Prishtinës, ja nga cili shtet erdhi imella erdhi nga Serbia, i maskuar me gjuhë arabe

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 08:29
Institucionet e sigurisë e zbulojnë burimin e kërcënimit  me bombë në Aeroportin e Prishtinës, ja nga cili shtet erdhi imella erdhi nga Serbia, i maskuar me gjuhë arabe

Nga hetimi i zhvilluar  përmes institucioneve tësigurisë mësohet se e-maili që ka ardhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” se ka një bombë, ka ardhur në gjuhen arabe, por burimi i dergimit të tij është në Serebi.

Është shkruar kot, sa për ta rritur ndjenjën e pasigurisë, ta sabotojë infrastrukturën vitale në Republikën e Kosovës.

Në kohën kur rruga u mbyll me barrikadë, në anën serbe të kufirit në Merdar, rruga e mërgimtarëve shqiptar, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

Megjithëse, e-maili është shkruar në gjuhën arabe, hetimet kibernetike kanë treguar se, bëhet fjalë për një e-mail të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kanë dyshuar se, format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia, rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë me vend.

(Kosova Sot Online "