Pas ultimatumit ndëkombëtar kundër provokimeve serbe, sot hiqen të gjitha barrikadat në Veri

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 08:19
Pas ultimatumit ndëkombëtar kundër provokimeve serbe, sot hiqen të gjitha  barrikadat në Veri

Ppas takimit të mbrëmshëm me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova , Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm, transmeton "Kosova Sot Online".

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.

“Heqja e barrikadave do të fillojë para mesditës, nuk mund të bëhet për dy orë, qoftë për 24 apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet”, tha Vuçiq.Heqja e tyre kishte kushte nga Serbia.

Barrikaduesit kërkuan siç thanë “Lirimin e serbëve të arrestuar”, të tërhiqen  listat sekrete të Prishtinës që janë sipas tyre, “për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe “Prishtina zyrtare të tërheqë njësitë speciale të Policisë nga veriu i Kosovës”. Këto ishin kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.

(Kosova Sot Online )