Policia jep detaje për djegien e kamionëve që ishin vendosur si barrikada

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 09:26
Policia jep detaje për djegien e kamionëve që ishin vendosur si barrikada

Policia e Kosovës ka japur detaje rreth djegies së dy kamioneve,  të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë, të "Shkëmbi i Dudës" në Mitrovicën e Veriut, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, deri sa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Informacion zyrtar

Prishtinë, më 29 dhjetor 2022

Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur "Shkëmbi i Dudës" në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)